Xhensila Myrtezaj është një emër shumë i komentuar në mediet e shtypit rozë.
Së fundmi, këngëtarja nisi pushimet në Turqi, bashkë me fëmijë e saj Ajkën dhe Amenin.
Artistja e hitit “Lamtumirë”, ka ndarë imazhe të shumta ku po kalon kohë të bukura nga pushimet në bregdet.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/28/auto_xhensila221719583849.jpg)
Megjithatë, ajo që është vërejtur në këto imazhe është se në portretin familjar mungon Bes Kallaku, pas spekulime të shumta që dyshja kanë ndarë rrugët.
Ajo dhe aktori i njohur prej kohësh flitet që janë ndarë dhe se kanë filluar procesin e divorcit.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/28/auto_Snapinsta.app_449407161_781235344207137_1659889479023345138_n_10241719583852.jpg)
Xhensila e cila publikoi një këngë së fundmi, erdhi me një tekst tejet pikant që shumë spekuluan se mund t’ia ketë dedikuar atij.