Kendall Jenner vizitoi Luvrin zbathur në mesnatë, përdoruesi nxit një teori për këtë

Bota e Yjeve

Kendall Jenner vizitoi Luvrin zbathur në mesnatë, përdoruesi nxit një teori për këtë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 16:07
Kendall Jenner

Kendall Jenner rezervoi muzeun e Luvrit gjatë natës për orë të tëra, por ajo që zgjoi vëmendjen ndjekësve ishte se ajo kishte qenë zbathur.  

Mes angazhimeve të saj të Javës së Modës në Paris, modelja pjesën më të madhe të kohës duke eksploruar qytetin e dashurisë së bashku me të dashurin e saj të përfolur Bad Bunny, shkruan PageSix.

Në fakt, çifti flitet se rezervoi Luvrin për një takim nate.

Image
Kendall Jenner

Jenner publikoi një sërë fotografish në Instagram, madje edhe një imazh duke pozuar pranë pikturës së famshme Mona Lisa.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe dukej tejet elegante.

Image
Kendall Jenner

Por, gjëja që ra në syrin e ndjekësve të saj ishte se modelja e njohur ishte zbathur.

Shumë prej përdoruesve ndanë teoritë e tyre pse milionerja ishte pa këpucë në këtë muze.

“E kuptojmë. Je aq e pasur sa mund ta kesh Luvrin për vete gjatë natës vetëm që ti të ecësh zbathur”, komentoi një përdorues.

Një tjetër e pyeti seku i kishte këpucët”.

Ndonëse mbathja e këpucëve është një rregull i pashprehur në shumicën e objekteve të brendshme, Luvri nuk thotë se këpucët kërkohen brenda muzeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat