Bianca Censori provoi një nga dukjet e saj më ekstreme deri më tani, kur gati zhveshi gjoksin e saj për një darkë në restorantin Manko në Paris.
Arkitektja 29-vjeçare australiane, e kthyer në bashkëshorte dhe muzë të Kanye West, u pa me një veshje tejet zbuluese që mbulonin vetëm thithkat e saj.
Bukuroshja e lakuar u pa teksa po dilte nga një furgon me një mik Gadir Rajab, i cili e kishte dërguar me shofer në një restorant ku ajo po takonte për darkë reperin 47-vjeçar, shkruan DailyMail.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/21/auto_86395399-13553305-image-a-36_17189293570061718982931.jpg)
Bianca kishte lyer flokët rozë dhe i kishte stiluar në mënyrë të çrregullt, që i arrinin deri te shpatullat e saj.
Ajo debutoi me pamjen plot ngjyra në fillim të kësaj jave ndërsa kalonte kohë në Francë me bashkëshortin e saj, por pamja e çrregullt mori vlerësime kryesisht negative nga fansat në rrjete sociale.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/21/auto_86404347-13553305-image-a-26_17189558856841718982932.jpg)