Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një veshje ekstreme, gjatë një daljeje në Paris

Bota e Yjeve

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një veshje ekstreme, gjatë një daljeje në Paris

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:14
Bianca Censori

Bianca Censori provoi një nga dukjet e saj më ekstreme deri më tani, kur gati zhveshi gjoksin e saj për një darkë në restorantin Manko në Paris.

Arkitektja 29-vjeçare australiane, e kthyer në bashkëshorte dhe muzë të Kanye West, u pa me një veshje tejet zbuluese që mbulonin vetëm thithkat e saj.

Bukuroshja e lakuar u pa teksa po dilte nga një furgon me një mik Gadir Rajab, i cili e kishte dërguar me shofer në një restorant ku ajo po takonte për darkë reperin 47-vjeçar, shkruan DailyMail.

Image
Bianca Censori

Bianca kishte lyer flokët rozë dhe i kishte stiluar në mënyrë të çrregullt, që i arrinin deri te shpatullat e saj.

Ajo debutoi me pamjen plot ngjyra në fillim të kësaj jave ndërsa kalonte kohë në Francë me bashkëshortin e saj, por pamja e çrregullt mori vlerësime kryesisht negative nga fansat në rrjete sociale.

Image
Bianca Censori
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat