Ish-reperja australiane, Iggy Azalea, u fotografua së fundmi në qytetin e New Yorkut, ku shfaqej tejet tërheqëse.
Artistja 34-vjeçare kishte veshur një fustan të ngushtë portokalli që i vinte në pah barkun e saj të sheshtë e të tonifikuar, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “Black Widow” e kombinoi këtë veshje elegante me një çantë dore të verdhë prej pelushi.
Azalea flitet se braktisi karrierën e saj muzikore në fillim të këtij viti për t’iu bashkuar platformës OnlyFans.
Përmes një postimi në X ajo përcolli një një mesazh të gjatë për ndjekësit e saj në lidhje me planet e saj për t’u fokusuar në përpjekje të tjera krijuese.
“E di që shumë njerëz e kanë këtë ide se më kanë bullizuar për të hequr dorë nga muzika dhe kjo është diçka me të cilën kam qeshur gjithmonë sepse kjo nuk ka ndodhur dhe unë shumë kokëfortë”, shkroi ajo.
“Mendoj se ndonjëherë i kam rezistuar ndryshimeve brenda vetes, thjesht sepse nuk më pëlqen të shikohem si dikush dorëzohem”.
Dhe pavarësisht se ishte duke punuar në albumin e saj të katërt në studio në atë kohë, ajo tha se po e merrte seriozisht këtë ndryshim në karrierë pasi planifikonte të fillonte një rrugë të re.
“Për shumë prej jush kjo nuk është tronditëse të lexosh. Kjo duket në punën time. Haha! Mënjanë shakatë, unë shpenzoj shumë më tepër kohë në atë pjesë të gjërave… sepse kam shumë besim në këtë”.
“Kjo është arsyeja pse unë dua t’ju bëj të ditur se nuk do ta përfundoj albumin tim”.
Këngëtarja thuhej se iu bashkua platformës OnlyFans në muajin janar.
Ajo vlerësohet të ketë fituar miliona nga kjo faqe, por ka refuzuar të zbulojë saktësisht se sa.