Mes të qeshurave dhe haresë, Dua Lipa fotografohet në jaht me shoqëri duke shijuar mbrëmjen deri në orët e vona

Bota e Yjeve

Mes të qeshurave dhe haresë, Dua Lipa fotografohet në jaht me shoqëri duke shijuar mbrëmjen deri në orët e vona

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 22:14
Dua Lipa

Dua Lipa dukej me humor të shkëlqyeshëm teksa qeshte së bashku me miqtë e saj, ndërsa po shijonte mbrëmjen e aftër-party në “Jacquemus La Casa” të hënën.

Këngëtarja, 28 vjeçe, qëndroi e lumtur teksa bisedonte me miqtë e saj pasi kërceu gjithë natën, shkruan DailyMail.

Ylli zgjodhi një fustan të thjeshtë të zi me qafë katrore për mbrëmjen, pasi kishte veshur një fustan të kaltër të ndezur dhe shumë tërheqës gjatë ditës.

Image
Dua Lipa

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë dore me printe me zebra përpara se të publikonte në InstaStory një video të saj duke kërcyer dhe kënduar me miqtë.

Dua u pa duke pushuar në varkë së bashku me Rosie Huntington Whiteley gjatë ditës, ndërsa dyshja festuan 15 vjetorin e shtëpisë së modës.

Image
Dua Lipa

Lipa i mahniti të gjithë e veshur me një fustan ngjyrë bruz të ndezur, gjysmë të tejdukshëm, të dizajnuar për të nga themeluesi i markës “Simon Porte Jacquemus”.

Simon, 35 vjeç, lansoi markën “Jacquemus”, të quajtur sipas emrit të vajzërisë së nënës së tij, në vitin 2009 dhe promovoi veshjet e tij në dyqane gjatë Natës së Modës të “Vogue” në viti 2010.

Dua përndryshe ishte në mesin e një numri të famshëm që u shfaqën në edicionin e parë të listës së të pasurve të “The Sunday Times 40 Under 40” muajin e kaluar.

Ed Sheeran, u kurorëzua muzikanti i ri më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar me 340 milionë funte në moshën 33-vjeçare, duke u renditur në vendin e 10-të në listën “40 Under 40”.

Image
Dua Lipa

Ylli tjetër më i pasur i popit në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 40-vjeçare është ish-anëtari i One Direction, Harry Styles, 30 vjeç, i cili fitoi 175 milionë funte përmes shfaqjeve muzikore dhe filmave.

Dua, e cila do të performojë në Glastonbury Festival në qershor, publikoi së fundmi albumin e saj të tretë “Radical Optimism”, i cili u ngjit në vendin e parë në top-listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat