Heidi Baci lë Italinë për famën dhe Romeo Veshajn, planet e çiftit për ekran! Si ndryshoi karriera e tyre pas përfundimit të BBV

Bota e Yjeve

Heidi Baci lë Italinë për famën dhe Romeo Veshajn, planet e çiftit për ekran! Si ndryshoi karriera e tyre pas përfundimit të BBV

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 13:59
Romeo dhe Heidi

Ditë të arta për Romeon dhe Heidin. Çifti, i cili nuk ia doli që të fitojë Big Brother, kanë fituar mbështetjen e publikut. Duket se është pikërisht kjo mbështetje, që e ka bërë Heidin të mendojë për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri, ku edhe do të bëhet pjesë e ekranit.

Ambicien për të qenë pjesë e botës së televizionit, Heidi e ka shprehur shpesh edhe në daljet e saj për publikun. E pyetur nëse ka plane për televizion, ajo ka pranuar se diçka e tillë është në planet e saj.

“Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do të doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim… Më ka marrë malli edhe për Milanon, sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime…

Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej. Nuk më shqetëson fama që kam marrë. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do të isha budallaqe nëse do të mendoja se nuk do të kisha vëmendje. Edhe familjarët e mi janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën”, u shpreh Heidi.

Ndërkohë që ajo dhe Romeo po përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku këtë herë kryefjala është Heidi. Nga ana tjetër, Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror, pasi kërkesat për të qenë në koncerte janë shtuar. Tashmë, në koncerte me të shkon edhe Heidi, e cila shijon atmosferën, por edhe dedikimet romantike që partneri i bën.

Image
Romeo dhe Heidi

Aktori Romeo Veshaj në orët e para të mëngjesit ka performuar në një ndër lokalet e Tiranës së bashku me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda. Romeo u shoqërua nga partnerja e tij Heidi Baçi, ndërsa një moment teksa po këndonte në skenë ai i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij.

“Ma thoni si me qesh unë/ kur po më qan zemra./ Veç ka dit ka dit me m’vra,/ e kur më rrejti/ në sy më pa. E keni dit/ e asnjëri nuk ma tha”– ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa i drejtoi gishtin Heidit.

Image
Romeo dhe Heidi

Kjo e fundi ka postuar videon e aktorit duke kënduar, ndërsa krahas saj shkruan: “Çfarë zemre Romeo Veshaj. Ndonëse pas daljes së çiftit nga “BBV” u përfol për ndarje, dyshja i kanë hedhur poshtë këto aludime duke ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga pushimet e tyre së bashku, ku dukeshin mjaft të lumtur.

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u lidhën në “Big Brother VIP”, ndërsa çifti vazhduan romancën e tyre pas daljes nga shtëpia. E teksa fansat janë shumë kuriozë për të ditur nëse çifti do të jetojnë në Itali, shteti ku ndodhet familja e Heidit, apo në Shqipëri tek prindërit e Romeos. Heidi ka folur më shumë për marrëdhënien e saj me Romeon pas daljes nga shtëpia.

“Kur të shkosh në Itali do të shkosh vetëm apo me burrin?”, e pyeti gazetarja, ndërsa ish-banorja tha që do ta marrë Romeon në Itali. “Do marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”- u shpreh ish-banorja. Së fundmi në rrjet qarkulluan lajme se është krisur marrëdhënia e Heidi Baçit me Bora Zemanin, pas pushimeve të dy vajzave në jug të Shqipërisë.

Aludimet për krisjen e raportit të dy kunatave filluan të qarkullonin pasi vajzat nuk e kishin “follow” njëra-tjetrën në Instagram. Heidi ka folur rreth këtyre lajmeve gjatë një interviste në emisonin “Wake Up”.Ish-konkurrentja iu dha fund aludimeve, duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Borën, teksa tha se nuk i ka bërë “folloë” sepse nuk merret shumë me rrjetet sociale.

Image
Romeo dhe Heidi

“I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkroi dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’”– tha Heidi.

”Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë BBV3?” e pyeti moderatorja, ndërsa Baçi tha: “Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë”.

Por tashmë që lidhja e çiftit po jetohet edhe jashtë fokusit të publikut, dy të rinjtë po merren edhe me karrierat e tyre. Si për Heidin, ashtu edhe për Romeon çmimet për reklamimet janë shtuar në rrjetet sociale. Çifti aktualisht renditet tek personazhet më të kërkuar për spote në rrjete sociale, ndonëse ata janë ende duke mbyllur disa kontrata.

Nga ana tjetër Romeo, tashmë e ka mbyllur me karrierën e tij si moderator dhe është përqendruar tek projektet si aktor, por edhe tek netët live, ku agjenda e tij është pothuajse e gjitha e zënë për sezonin veror. Megjithatë, dyshja ka programuar edhe disa ditë arratisje, për të shijuar disa ditë plazhi.

Ajo që dihet me siguri, është fakti që Heidin do ta shohim gjithnjë e më shpesh në Shqipëri, ku edhe do të kërkojë një vend në ekran. Deri më tani, për Heidin kanë qenë disa ftesa vetëm në ekrane, për të dhënë intervista, sakaq shtatori pritet që të jetë një epokë e re për jetën e saj, ku edhe do të jetë e pranishme më shpesh në televizion.

Në intervistat e saj, Heidi ka folur edhe për periudhën pas përfundimit të “Big Brother”, duke zbuluar se nuk ka folur me asnjë nga ishbanorët.

“Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur. Julin ndoshta mund të takoja”. Më tej, finalistja ka bërë edhe një krahasim mes “Grande Fratello” dhe “Big Brother VIP 3”. “ Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Më ka rritur më shumë. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten”,-rrëfeu Heidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat