Këngëtarja e njohur, Kida, ka tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale me fotografitë e saj më të fundit në Instagram.
Ylli i skenës muzikore shqiptare, ka mahnitur ndjekësit e saj me një stil veror, në një fustan tejet të shkurtë.
Me flokët e saj të lëshuara, Kida ka dhënë një imazh tejet sharmant.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/07/auto_kida-771717797391.jpg)
Por një detaj që ka tërhequr vëmendjen e veçantë ishte mbishkrimi i fotografive të saj: “Tjetra?”, i cili ka nxitur fansat të fillojnë të spekulojnë për mundësinë e një projekti të ri.
Kurioziteti ka kapluar kështu ndjekësit e saj, të cilët janë mësuar me surpriza të këndshme nga ana e Kidës.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/07/auto_kida1717797390.jpg)
Këngëtarja ka një histori të gjatë në tregimin e historive përmes muzikës së saj dhe ka lënë gjurmë të thella në industrinë muzikore, me hite të mrekullueshme.