Beyonce rikthehet në skenë, pasi mungesa e saj në internet shkaktoi teori konspirative që përfshinin Diddy-n

Bota e Yjeve

Beyonce rikthehet në skenë, pasi mungesa e saj në internet shkaktoi teori konspirative që përfshinin Diddy-n

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 18:32
Beyonce

Beyonce bëri një kthim të guximshëm në Instagram, mes spekulimeve se mungesa e saj prej disa javësh nga qarku i publicitetit është disi e lidhur me Diddy-n.

Fituesja 32 herë e çmimit “Grammy”, 42 vjeçe, publikoi një sërë pozash magjepsëse me një kapelë kauboji ngjyrë bezhë dhe një fustan kamoshi.

Beyonce është ‘zhdukur’ pasi publikoi albumin e saj të ri “Cowboy Carter” marsin e kaluar dhe ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje të vetme në tapetin e kuq që nga “iHeart Radio Music Awards” më 1 prill, shkruan DailyMail.

Image
Beyonce

Një teori konspirative ‘e egër’ po sugjeron se si Beyonce ashtu edhe bashkëshorti i saj Jay-Z, 54 vjeç, janë ‘të ulur’ në mes të skandalit të abuzimit seksual të shokut të tyre Sean ‘Diddy’ Combs’, sipas Page Six.

Një burim i brendshëm spekulon më tej se çifti është aq ‘nervoz’ për të tërhequr vëmendjen për lidhjet e tyre me Didd-n, saqë Beyonce po e neglizhon qëllimisht promovimin e “Cowboy Carter”.

Image
Beyonce

Combs, 54 vjeç, aktualisht po përballet me tetë padi në lidhje me akuzat për përdhunim, abuzim fizik, trafik seksual, shantazh dhe krime të tjera të rënda që shtrihen përgjatë 30 viteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat