Rita Ora publikon një fotografi në prehrin e bashkëshortit, duke pushuar gjatë prapaskenave të koncertit

Bota e Yjeve

Rita Ora publikon një fotografi në prehrin e bashkëshortit, duke pushuar gjatë prapaskenave të koncertit

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 14:47
Rita Ora

Rita Ora ka bërë që zemrat të rrahin fort me postimin e saj të fundit në Instagram.

Këngëtarja 33-vjeçare publikoi një fotografi të sajën, ku shihet e veshur me një palë çizme të zeza, të gjata deri në gjuj, dhe një tjetër ku shihet e ulur në prehrin e bashkëshortit të saj, regjisorit të Hollywood-it, Taika Waititi, 48 vjeç, pak ditë pas publikimit të këngës së saj të re.

Ora dukej e dashuruar ndërsa shijonte një pije të vogël gjatë fundjavës shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora dhe burri i saj

Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram momentet e saj të preferuara nga festivali “Mighty Hoopla” në Londër ku ajo performoi së fundmi.

Rita dukej mahnitëse e veshur me një pallto të verdhë shiu, pantallona të shkurtra të përshtatura dhe një bluzë të bardhë.

Image
Rita Ora

Ajo gjithashtu publikoi një klip provokues të saj duke kërcyer në skenë në një kostum dy pjesësh në ngjyrë të zbehtë.

Veç kësaj, Ora ndau me ndjekësit imazhe të tjera të modës së saj krijuese, duke përfshirë një fotografi të saj me një kostum të ngjyrave të ndritshme me vija si dhe një tjetër duke veshur xhinse me qepje ndërsa blinte në dyqane urbane.

Image
Rita Ora

Në postimin e saj, ajo shkroi: “Nuk ka gjë më të mirë se vera në Londër. Katër ditë të ‘Ask & You Shall Receive’, kush e ka dëgjuar?!”.

Postimi argëtues i saj vjen pak kohë pasi ajo u ngatërrua pak në performancën e saj të dielën në “Mighty Hoopla”, duke ngatërruar tekstin e një kënge dhe duke performuar një këngë krejtësisht të ndryshme para se të korrigjonte gabimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat