Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të jetë aktive me postime në rrjete sociale.
Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz, ka mahnitur me fotosesionin e radhës.
Artistja këtë herë është shfaqur me një fustan ngjyrë portokalli, e me sytjena argjendi.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/04/auto_Screenshot_2024-06-04_1253161717498409.png)
31-vjeçarja duket në top formë, gjersa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
“Ne nuk ulemi për të pritur njerëzit e tjerë. Ne thjesht e bëjmë, dhe mundemi. Femrat”, ka qenë përshkrimi që e ka vendosur me këtë set fotografish.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/04/auto_Screenshot_2024-06-04_1252301717498411.png)
Të shumta qenë edhe komplimentet që mori nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.
Xhensila këtë periudhë u komentua tejet shumë për marrëdhënien me Bes Kallakun.