Lady Gaga ka ndezur thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e parë pasi mori pjesë në dasmën e motrës së saj në Maine gjatë fundjavës. Superylli i muzikës pop, u pa me barkun e rrumbullakosur në ditën speciale të motrës.
Të premten mbrëma, Gaga, emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta, ishte në Hotel ViewPoint.
Vendi kishte shtatë dhoma buzë detit dhe tetë suita në ndërtesën kryesore.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/04/auto_Screenshot_2024-06-04_1048001717490928.png)
Ajo kompletoi dukjen me një unazë diamanti masiv, gjerdan me perla dhe një palë vathë të ngjashëm.
Megjithatë, çifti nuk e ka konfirmuar akoma lajmin, për t’ua bërë me dije fansave. Kujtojmë se ajo dhe Michael Polansky janë së bashku prej shumë vitesh.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/04/auto_Screenshot_2024-06-04_1048081717490937.png)