Modelja Heidi Lushtaku dhe futbollisti turk bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

Bota e Yjeve

Modelja Heidi Lushtaku dhe futbollisti turk bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 13:40
Modelja Heidi Lushtaku

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku dhe partneri i saj, futbollisti turk Merih Demiral janë bërë prindër për herë të dytë së bashku.

Lajmin e ëmbël e ka zbuluar vetë Heidi përmes një postimi në Instagram.

Ajo publikoi një foto me të porsalindurin në krahë dhe djalin tjetër, ndërsa partneri i saj tregoi se i vogli i tyre është djalë.

Image
Modelja Heidi Lushtaku me fëmijët e saj

“Gruaja ime e dashur dhe djemtë e mi”– ka komentuar futbollisti krahas fotos së Heidit me dy fëmijët.

Futbollisti është 8 vite më i vogël se ajo dhe thuhet se Heidi dhe Merih janë takuar në Zvicër ku kanë darkuar me miqtë e tyre. Aty kanë rënë në dashuri dhe formuan tashmë një familje të bukur.

Image
Heidi dhe Merih

Romanca publike e fundit e modeles ishte ajo me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur romancës në prag të ceremonisë martesore dhe të dy kanë krijuar familjet e tyre.

Burime pranë çiftit deklaruan në atë kohë se modeles iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen, pasojat e së cilës i ka vuajtur jo pak. Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kishin dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por që kishin mbetur miq të mirë.

Sportisti dhe modelja vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat