Jennifer Lopez, në moshën 54-vjeçare, shkëlqeu në një veshje të gjelbër me gurë të qendisur që ngriti siparin në promovimin e një pije të re alkoolike.
Sipërmarrësja u paraqit pranë një pishine nën dritën e diellit, e veshur me një shami me shkëlqim, një fund të prerë dhe një bluzë të shkurtër që përouthej, shkruan The Sun.
Jennifer, e cila ka themeluar një markë premium të tekilës, u pa duke mbajtur një shishe nga seria e re “Light Margarita” nga marka e saj Delola.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/01/auto_cvv1717242439.png)
Më herët këtë muaj, tabloidet ndërkombëtare zbuluan se aktori Ben Affleck paguan qiranë 100 mijë dollarë në muaj në Brentwood.
Burime pranë tij thanë se aktori ishte larguar nga shtëpia e përbashkët “disa javë më parë”.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/01/auto_cvv1717242430.png)
“Ata filluan të kenë probleme disa muaj më parë, ndërsa Jennifer kishte rritur angazhimet e punës dhe po përgatitej për turneun e saj”, shpjegoi një burim brenda situatës.
Një burim tjetër ka zbuluar për InTouch se Jennifer dhe Ben po përjetonin vështirësi të mëdha në martesë dhe kishin kaluar javë të tëra pa u parë me njëri-tjetrin.