Jennifer Lopez duket senzacionale në të gjelbër, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez duket senzacionale në të gjelbër, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 13:46
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez, në moshën 54-vjeçare, shkëlqeu në një veshje të gjelbër me gurë të qendisur që ngriti siparin në promovimin e një pije të re alkoolike.

Sipërmarrësja u paraqit pranë një pishine nën dritën e diellit, e veshur me një shami me shkëlqim, një fund të prerë dhe një bluzë të shkurtër që përouthej, shkruan The Sun.

Jennifer, e cila ka themeluar një markë premium të tekilës, u pa duke mbajtur një shishe nga seria e re “Light Margarita” nga marka e saj Delola.

Image
Jennifer Lopez

Më herët këtë muaj, tabloidet ndërkombëtare zbuluan se aktori Ben Affleck paguan qiranë 100 mijë dollarë në muaj në Brentwood.

Burime pranë tij thanë se aktori ishte larguar nga shtëpia e përbashkët “disa javë më parë”.

Image
Jennifer Lopez

“Ata filluan të kenë probleme disa muaj më parë, ndërsa Jennifer kishte rritur angazhimet e punës dhe po përgatitej për turneun e saj”, shpjegoi një burim brenda situatës.

Një burim tjetër ka zbuluar për InTouch se Jennifer dhe Ben po përjetonin vështirësi të mëdha në martesë dhe kishin kaluar javë të tëra pa u parë me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat