Ish-i i Dele Alli, Ruby Mae, del pa sytjena me fustan të tejdukshëm, teksa pozon për një fotosesion mbresëlënës

Bota e Yjeve

Ish-i i Dele Alli, Ruby Mae, del pa sytjena me fustan të tejdukshëm, teksa pozon për një fotosesion mbresëlënës

Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:56
Ruby Mae

Ish-i i Dele Allit, Ruby Mae, ‘ngriti temperaturat’, teksa ajo shfaqi figurën e saj mahnitëse, në një fotosesion drithërues.

Modelja, 29 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të lakmueshëm me një fustan tejet të ngushtë, gjysmë të errët nudo pa kurriz dhe me mëngë të gjata.

Fustani kishte një çarje të lartë dhe ajo gjithashtu mbante syzet e saj të diellit, ndërsa pozonte, shkruan DailyMail.

Ruby, e cila ishte me mesfushorin e Everton, Dele, 28-vjeçar për pesë vjet, e përfundoi dukjen saj me çizme kafe kauboj.

Ajo siguroi që pothuajse 100,000 ndjekësit e saj mund të visheshin si ajo nëse zgjidhnin me mbishkrimin: “Set me dantella romantike ëndërrimtare @fashionnova”.

Image
Ruby Mae

Ruby dhe Dele u ndanë në vitin 2021 pasi vazhduan të futeshin në grindje të zjarrta, pohuan burimet e brendshme.

Bukuroshja, e cila ka modeluar për Chanel dhe Dolce & Gabbana ‘i paketoi gjërat e saj’ dhe u largua nga rezidenca e tyre prej 2 milionë funtesh, pasi mbeti ‘e inatosur’ nga sjellja e Dele. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat