Mehmet Bogujevci: Gazeta ‘Bota sot” po luan rol të madh në informim

Boksi

Mehmet Bogujevci: Gazeta ‘Bota sot” po luan rol të madh në informim

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 14:38
Mehmet Bogujevci

Legjenda e boksit Mehmet Bogujevci ka uruar 29 vjetorin e gazetës ”Bota sot”, duke thënë se është gazetë që vazhdimisht ka shkruar për të arriturat e sportistëve por edhe shumë herë lufton dukuritë e këqija në sport.

Bogujevci, nënkampion i botës në boks në vitin 1978, kapiten i gjeneratës së artë të Prishtinës, me të cilin ekip janë pesë herë kampion ekipor të ish Jugosllavisë, ish sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tha se “Bota sot” po luan rol të madh në rrafshin sportiv.

“Urime 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot”. Gazeta ‘Bota sot” po luan rol të madh në informim të shpejt, të saktë dhe të paanshëm.

Gazetë që gjithmonë shpalos sukseset e sportistëve ndër vite dhe të arriturat  e vazhdueshme por edhe që pasqyron gjendjen reale në sport, duke shtruar tema të nxehta sportive”, ka uruar Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat