Blazheviq sfidon djaloshin nga Kosova

Boksi

Blazheviq sfidon djaloshin nga Kosova

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:28
Cakiqi e Blazheviq

Ivan Blazheviq nga Kroacia i cili ka një rekord prej 7-1-0 do të jetë kundërshtari i djaloshit të artë, Victor Cakiqi.

Ai do të udhëtoj nga Berlini me njërin prej trajnerëve më të mirë të Evropës, Georg Bramowski, për të tentuar që të arrij tek fitorja e tij e 10-të në karrierë. 

“Çka do ta sillte boksierin tonë në Top 80-të të ranglistës botërore me çka do ti hapej dyert që në fund të vitit të luftoj për titullin WBC YOUTH. 

Kjo luftë është shumë me rëndësi për djaloshin me prejardhje nga Podujeva dhe karrierën e tij andaj shpreson në mbështetje maksimale”, njofton Promoter Dyli Salihu, management Promotion – ArenaRing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat