Fazliu mposht Borosa dhe i hapen dyert për titullin belg 

Boksi

Fazliu mposht Borosa dhe i hapen dyert për titullin belg 

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:22
Fazliu në mes

Liridon Fazliu djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Belgjikë, ka arrit një super fitore të shtunën në Oostnde duke mposht boksierin kroat Dario Borosa.

Ishte ky një organizim shumë i bukur që ishte organizuar madje nga bokseri shqiptar i cili pas eventit u shpreh shumë i kënaqur me gjithë atë çka ndodhi në ring por edhe me triumfin e tij.

Me këtë fitore, tani po i hapen dyert Fazliut për të luftuar për titullin belg.

Cekim se në shkurt Liridoni kishte mposhtu me ndërprerje Filip Puturoviq dhe deri më tani ka një rekord pozitive prej 12 fitoreve, dhe vetëm 2 humbje. Matchmaker i këtij eventi ishte Avdyl Salihu, kurse promotor Ezzeddine Laggoune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat