Kryetari e shkarkon! Afrim Majanci: Kuvendi më ka zgjedhur dhe ai më shkarkon! Do t’i ndjeki procedurat ligjore

Boksi

Kryetari e shkarkon! Afrim Majanci: Kuvendi më ka zgjedhur dhe ai më shkarkon! Do t’i ndjeki procedurat ligjore

Nga: K.Goca Më: 14 qershor 2024 Në ora: 16:48
Afrim Majanci

Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, nuk e pranon shkarkimin nga bordi i Federatës së Boksit të Kosovës.

Sipas federatës, Majanci është shkarkuar për shkak se ka thyer rregullat e institucionit, duke folur kundër federatës.

Majanci thotë se nuk është i zgjedhur nga kryetari i federatës por nga vota e kuvendarëve. 

Sipas Majancit, i vetmi organ që mund ta shkarkojë, është kuvendi. 

Majanci kërkon kuvend të jashtëzakonshëm dhe aty të vendoset për fatin e tij, pra nga ata që e zgjodhën – ia besuan mandatin, ndryshe do t’i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe procedurave ligjore.

“Mbledhja e bordit u mbajt të mërkurën, kryetari më shkarkoi nga funksionoi i anëtarit të bordit. Arsyeja e shkarkimit tim, ke fol kundër federatës, ku jam pjesë edhe unë si anëtar i bordit dhe përgjegjës.

Kam dyshimet e mija për anën financiare dhe e dijnë ata.

E lus edhe ministrinë e sportit që të reagojnë në kë rast, sepse duhet mi ndjek rrugët ligjore. Unë jam i zgjedhur nga kuvendi dhe vetëm ai mund të më shkarkojë.

Nëse dojnë të më shkarkojnë, shkojmë në kuvend të jashtëzakonshëm dhe kuvendarët vendosin për mu.

Këtë mbledhje kam pas edhe kërcënime”, thotë Majanci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Federata ka vepruar konform Nenit 32-të dhe këtë e ka të qartë secili anëtar i bordit, kush i thyen rregullat, merren edhe masat ndëshkuese, deri të shkarkimi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat