Seid Xhemaili në Berlin lufton për titullin prestigjioz WBO Europe

Boksi

Seid Xhemaili në Berlin lufton për titullin prestigjioz WBO Europe

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 13:42
Muharrem Gjocaj e Seid Xhemaili

Djaloshi me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Zvicër, Seid Xhemaili, më 29 qershor në Berlin do të luftoj për titullin prestigjioz WBO Europe, kurse kundërshtar i tij do të jetë Tahir Kahroviq i cili do të mbroj këtë titull.

Deri te kjo ndeshje erdhi pas negociatave të suksesshme që kishte Matchmakeri me menaxherin Muharrem Gjocaj  me çka edhe u përmbyllën të gjitha detajet me sukses.

Normal jemi të gëzuar që do marrim pjesë në një event të madh në Berlin ku ne do luftojmë për një titull mjaft prestigjioz atë të WBO Europe.

Për këtë ndeshje si gjithnjë, Seidi po përgatitet me trajnerin Ramadan Millaku dhe besoj se deri në ditën e përballjes do jemi maksimalisht të përgatitur dhe ju premtojmë se Seidi nuk do të na zhgënjej, besojmë shumë ne përkushtimin e Seidit qe te jep maksimumin ne ring.

Bashkëpunimi i sinqertë me Avdyl Salihu arritëm që konkretizojmë detalet me sukses dhe të pranohet oferta për të luftuar për titullin në fjalë mjaft prestigjioz WBO Europe. Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët ne mbështetje dhe përkrahje për Seidin”, tha Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat