Tyson Fury e Oleksandr Usyk, kjo është më e reja

Boksi

Tyson Fury e Oleksandr Usyk, kjo është më e reja

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 14:19
Tyson Fury e Oleksandr Usyk

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar për mediat vendase se në agjendën e tij nuk ekziston asnjë triologji me ukrainasin Oleksandr Usyk.

Ky i fundit fitoi më 18 maj duelin e parë mes tyre zhvilluar në Riad, duke mbajtur të gjithë titujt e peshës së rëndë.

Ndërkohë, së fundi është konfirmuar se revanshi do të zhvillohet po në Arabi më 21 dhjetor. Por çdo të ndodhë më pas, a do të ketë një triologji në rast se Fury fiton sfidën e dytë për të përcaktuar më të mirin?

Ai që sqaron gjithçka është promotori Eddie Hearn. Ai tha se Fury sqaroi se në planet e tij nuk ka asnjë triologji me Usyk, por synon të duelojë me patriotin e tij Anthony Joshua vitin e ardhshëm. Kjo konfirmohet edhe nga deklarata e ukrainasit që dëshiron të rikthehet në peshën “cruiser” vitin tjetër.

“Unë mendoj se gjithçka që po dëgjojmë nga Shkëlqesia e Tij, Turki Alalshikh, ka të bëjë me potencialin e Anthony Joshua.

Ai do të duelojë me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Fury dhe Usyk. Gjithnjë nëse Joshua fiton duelin e tij në shtator”, tha promotori Eddie Hearn për talkSPORT.

“Le të jemi të sinqertë. Nëse Fury fiton dhe bëhet përsëri kampion i unifikuar, ne duhet të bëjmë luftën Joshua. Thjesht duhet bërë si dueli i madh i dy britanikëve”, tha Hearn. ish-kampioni i botës Anthony Joshua është planifikuar të kthehet më 21 shtator në stadiumin Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat