Venhar Haziri gati për sfidën e madhe në Zvicër

Boksi

Venhar Haziri gati për sfidën e madhe në Zvicër

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2024 Në ora: 12:15
Venhar Haziri

Boksieri Venhar Haziri po përgatitet për sfidat e radhës në boks.

Synimi i tij është që të arrijë sa më shumë. 

Tani ka një rast të madh falë menaxherit Avdyl Salihut.

“Jam shumë i gëzuar të ju njoftoj se pas 5 viteve ne boksin profesionist për here të parë po më jepet rasti nga manaxheri shqiptar Avdyl Salihu të luftoj për titullin WBF Asia – Europe edhe atë në USTER të Zvicrës me Jeromy Haller, një boksier 20 vjeçar i cili ka një rekord prej 6.2.0. 

Tani mua nuk më mbetet asgjë vetëm të përgatitem maksimalisht për këtë mundësi dhe shpresoj se më një fitore, karriera do të më ndryshoj komplet dhe me një mbështetje nga sektori privat por edhe shteti i Kosovës do të luftoj në të ardhmen edhe për tituj tjerë”, ka thënë Haziri. 

Mepi do të zhvillohet me 06 korrik të këtij viti në Uster të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat