Shqipëria fiton 13 medalje në Kampionatin Ballkanik 2024

Boksi

Shqipëria fiton 13 medalje në Kampionatin Ballkanik 2024

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 18:30
Shqipëria

Federata Shqiptare e Kikboksit ka mbyllur përfaqësimin e saj në një tjetër kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtare, siç është Kampionati Ballkanik për senior

Në këtë kompeticion Shqipëria u përfaqësua me 16 sportistë në pesha të ndryshme, duke shënuar rezultate shumë të mira në një event me konkurrencë tepër të lartë.

Medaljet e arit mbajnë firmën nga Rikard Lekaj në peshën -71 kg dhe Elio Saliaj në peshën -63 kg, të cilët u shpallën kampionë Ballkani, duke zhvilluar ndeshje të shkëlqyera.

Ndërkohë, Valentin Zefi në peshën -69 kg, Alvaro Manshi në peshën -74 kg dhe Murat Mulkaj në peshën -57 kg fituan medalje argjendi.

Ndërsa medalje bronzi regjistruan sportistët Asim Seferi në peshën -57 kg, Amarildo Pino në peshën -63 kg, Endri Nuhaj peshën -69 kg, Edison Llazani në peshën -74 kg, Hyden Çela në peshën -79 kg, Nino Seferi -37 kg për fëmijë, Klejton Daja në peshën -57 kg dhe Endri Cenaliaj në peshën -69 kg.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik shoqërohej nga presidenti i Federatës Shqiptare të Kikboksit, Arbis Vjerdha, ndërsa trajner i Kombëtares ishte Rikard Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat