Fazliu përballet me kroatin 

Boksi

Fazliu përballet me kroatin 

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 16:21
Liridon Fazliu

Me 15 qershor në Coretec Dome, Oostende, West-Vlaanderen në Belgjikë, do të zhvillohet një event i madh i boksit profesionist kurse organizator i tij është boksieri nga Kosova që jeton dhe vepron në Belgjikë, Liridon Fazliu, kurse mbështetje maksimale ka edhe nga menaxheri i tij Ezzeddine Laggoune.

Në këtë event janë planifikuar të zhvillohen 9 ndeshje ku prej tyre do luftojnë edhe dy boksierë shqiptarë, Fazliu dhe Meriton Karaxha, kurse Matchmaker i mbrëmjes është menaxheri Avdyl Salihu. 

Si po shkon organizimi galës?

Të gjitha përgatitjet tani më i kemi përfunduar dhe jemi gatshëm për këtë spektakël të madh 

Sa lufta do të jenë?

Do të kemi mbi 9 lufta, dhe prej tyre do të zhvillohen edhe tituj rajonal dhe nacional 

Kush është kundërshtari juaj dhe sa jeni i përgatitur?

Kundërshtari im vjen nga Kroacia dhe quhet Dario Barosa. Jam i përgatitur maksimalisht por të them drejtën është pak e vështirë për mua të jesh pjesëmarrës në ring por edhe organizator. Por ato kriza që kam pasur i kam kaluar pasi kam pas mbështetje maksimale nga shoqja dhe menaxheri im. 

Cila luftë është me e mira e kësaj gale?
Besoj që përballja Lee Ingelrest vs Sadaam Moamed Da Silva Caetano do te jetë me e mira sepse luftojnë për titullin e belg.

Sa është interesimi i publikut?

Po sigurisht se ka interesim, dhe për këtë tregojnë numrat ku kemi shitur mbi 350 tiketa vip dhe 2000 normale.

Kur do ta shohim Liridonin te luftoj për titull?

Në shkurt të vitit 2025 do të luftoj për titullin belg.

Ndeshja radhës?

Për momentin jam 100% i fokusuar në galën te Ostendes ne qytetin tim. Pastaj do shikojmë çfarë oferta do të kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat