UFC e shqetësuar

Boksi

UFC e shqetësuar

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 14:49
Conor McGregor

Më 30 qershor, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-303 dhe në kafaz do të ngjitet pas tri vitesh Conor McGregor.

“The Notorius” do të përballet me Michael Chendler në peshën “welter”, por lajmet e fundit kanë shqetësuar jo pak fansat.

Irlandezi ka anulluar në momentin e fundit të gjitha detyrimet mediatike, duke mos u paraqitur edhe në një konferencë për shtyp që do të zhvillohej në Dublin, vendlindjen e tij. Frika e një dëmtimi duket se ka bërë të gjithë me dhimbje koke, përfshi edhe presidentin e UFC, Dana White.

McGregor nuk ka asnjë shpjegim, por stafi i tij sqaroi se bëhej fjalë për një “pengesë jashtë kontrollit të tyre”, duke mos dhënë detaje të tjera për mungesën e ish-kampionit të dyfishtë të botës në media.

Qarkullojnë zëra se UFC po kërkon një luftëtar tjetër për të dueluar ndaj Chandler dhe kandidati kryesor është Alexander Volkanovski, i shprehur i gatshëm për të zëvendësuar irlandezin.

Edhe fansat e shumtë janë të shqetësuar, pasi kanë paguar mijëra dollarë për të parë McGregor në kafaz. Michael Chandler, rivali i irlandezit, braktisi kampin e tij përgatitor në Florida për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Nashville.

McGregor postoi edhe një foto, ku është i shtrirë dhe i qeshur në një tavolinë fizio-terapisti ose mjeku, por pa dhënë detaje. Të gjithë janë në ankth, ndërkohë që eventi është vetëm 3 javë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat