Vendim i keq për Tysonin

Boksi

Vendim i keq për Tysonin

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:03
Mike Tyson

Dueli “show” i peshës së rëndë në boks mes Mike Tyson dhe Jake Paul është shtyrë për një datë tjetër.

Sfida ishte planifikuar fillimisht për më 20 korrik, në Arlington, Teksas, por problemet shëndetësore të ish-kampionit të botës bënë që sfida të shtyhej.

“Gjatë një konsultimi me profesionistë mjekësorë, pas problemit që pati me ulçerën, rekomandimi është që Mike Tyson të bëjë stërvitje minimale ose të lehta gjatë javëve të ardhshme dhe më pas të kthehet në stërvitje të plotë pa kufizime“, thanë promotorët e sfidës në një deklaratë.

Një lajm që ka zhgënjyer disi Jake Paul, fenomenin e YouTube, tashmë i kthyer në boksier, ku ka një rekord prej 9 vitoresh e 1 humbje. Legjenda e boksit pati probleme shëndetësore pak ditë më parë teksa udhëtonte me avion për në Los Anxhelos dhe mori ndihmën e shpejtë pasi zbriti në tokë.

Tyson, i cili do të ketë mbushur 58 vjeç në momentin që të zhvillohet sfida, u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2005 me një rekord 50 fitore e 6 humbje, si një ish-kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

“Trupi im është në përgjithësi në formë më të mirë se sa ka qenë që nga vitet 1990. Së shpejti do t’i rikthehem orarit tim të plotë të stërvitjes”, tha Mike Tyson në deklaratë pas shtyrtjes së sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat