Islam Makhachev në hapat e Khabib, i mjaftojnë 5 raunde

Boksi

Islam Makhachev në hapat e Khabib, i mjaftojnë 5 raunde

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:17
Pamje nga gara

Islam Makhachev mbetet kampion në peshat e lehta të UFC. Profesionisti rus ia doli të mposhtë Dustin Poirier pas 5 raundeve luftë.

Kështu ruajti rripin e tij, ndërsa veteran Poirier u duk lehtë dominues në 4 raundet e kaluara. Raundi i pestë rezultoi vendimtar ku Makhachev e fitoi përballjen duke tentuar ta mbysë kundërshtarin e tij.

Tashmë rusi është në hapat e Khabib, ndërsa kujtojmë se e ka mbrojtur për herë të tretë rripin.

Tashmë Makhachev po sheh për sfida të reja.

“Është ëndrra ime. Dua të luftoj për rripin e dytë. Dua ta ndjej përsëri si energji sepse kur ruan rripin nuk është e njëjta gjë. Më nevojitet një i ri”, u shpreh Makhachev. Në anën tjetër Poirier dha shenja se po mendon seriozisht ta lërë UFC-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat