Meç i çmendur: Wilder rrihet keq nga Zhang, nokautohet në raundin e pestë

Boksi

Meç i çmendur: Wilder rrihet keq nga Zhang, nokautohet në raundin e pestë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 08:35
Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin

Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë, duke i shkaktuar boksierit amerikan humbjen e katërt në karrierë.

Që nga fillimi, Zhang u tregua dominues, ku mbështeste Wilderin në qoshe të ringut.

Derisa amerikani tentonte të kundërpërgjigjej, boksieri kinez nuk lejoi asnjëherë befasi.

Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë.

Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat