Në Zvicër pritet festa kuqezi

Boksi

Në Zvicër pritet festa kuqezi

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Pesë boksierë kuqezi zbarkojnë në Neuchatel të Zvicrës për të vijuar rrugën e tyre të pamposhtur. Nelson Hysa, Alban Bërmeta, Denis Nurja, Mikel Çullhaj dhe Luis Gjolena do ngjiten në ring për të regjistruar fitoret e radhës. Në Zvicër, u bënë dhe peshimet zyrtare para eventit.

Bërmeta, Nurja, Çullhaj dhe Gjolena premtojnë se do të japin maksimumin në ndeshjen e së dielës.

Nelson Hysa do të duelojë për titullin “IBO” me kolumbianin Jeison Troncosa. Boksieri shkodran tregon se përballë do të ketë një kundërshtar të pamposhtur, por eshte besimplotë për triumfin.

Ndërkohë promotori, Briget Seitaj, fton të gjithë tifozët kuqezi që jetojnë në Zvicër, që të  jenë në mbështetje të sportistëve shqiparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat