Anëtari i bordit, Musli Zymberi: Llogaridhënia nga krerët e Federatës është zero 

Boksi

Anëtari i bordit, Musli Zymberi: Llogaridhënia nga krerët e Federatës është zero 

Nga: K.G. Më: 30 maj 2024 Në ora: 19:08
Musli Zymberi

Anëtarët e Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, Musli Zymberi dhe Afrim Majanci, kërkojnë llogari për paratë e shpenzuara nga Federata e Boksit të Kosovës. 

Musli Zymberi gjatë konferencës së sotme me gazetarë ka thënë se nuk ka llogaridhënie nga Federata. 

“Llogaridhënia nga krerët e Federatës është zero. 

Unë e kam ngritur zërin gjithmonë. Kritikat nuk janë marrë të mirëqena, por armiqësore nga drejtuesit e Federatës”, ka thënë Zymberi.

Duhet theksuar se Zymberi ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës në boks.

Afirm Majanci ka hedh shumë kritika, duke thënë mes të tjera: “Ftoj auditorin e jashtëm dhe prokurorinë që të futen në Federatën e Boksit të Kosovës”.

Majanci dyshon në keqpërdorim të mjeteve financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat