Anëtari i bordit, Afrim Majanci: Ftoj prokurorinë dhe auditorin e jashtëm të futen në Federatën e Boksit të Kosovës

Boksi

Anëtari i bordit, Afrim Majanci: Ftoj prokurorinë dhe auditorin e jashtëm të futen në Federatën e Boksit të Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 maj 2024 Në ora: 14:56
Afrim Majanci

Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, së bashku me Musli Zymberin, trajner, në një konferencë me gazetarë, sot kanë hedhur kritika në drejtim të Federatës së Boksit të Kosovës.

Majanci dhe Zymberi janë anëtar të bordit të Federatës së Boksit të Kosovës.

Majanci ka kërkuar që prokuroria dhe auditori i jashtëm të futen në Federatën e Boksit të Kosovës.

Majanci ka dyshimet e tija se janë keqpërdorur mjetet financiare. 

“Para tre javësh kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme te bordit të federatës, me ua thënë se diçka nuk është në rregull dhe dyshoj në financa, si dhe boksi nuk është askund. Nuk mu kanë përgjigjur.

Kam dyshime në financa. 

Kryesorja është të turneu ‘Adem Jashari’ për vitin e kaluar, ku janë shpenzuar paratë.

Kanë marrë pjesë një boksier nga Zvicra, ai është shqiptar por ka përfaqësuar Zvicrën.

Bullgaria me pak boksierë, Çekia me pak boksierë, Shqipëria dhe Maqedonia.

Turneu ka zgjatur dy ditë.

Shuma ka qenë mbi 24 mijë euro, por nuk po ma rrokë lapsi edhe matematika që kah janë shku paratë.

Përmes mediave e ftoj auditorin e jashtëm dhe Prokurorinë,  kam dyshime prej pas luftës që ka keqpërdorime”, thotë Majanci.

Jo me kaq, Majanci ka dyshime edhe tjera dhe madje ka akuzuar edhe sekretarin e përgjithshëm Latif Demolli.

Dyshimi tjetër lind edhe më i madh, është veç një njeri që ka qasje në financa, ai është sekretari i përgjithshëm, e ka 5-6 role. Për mjetet e shpenzuara kurrë nuk jep llogari ku janë shpenzuar.

Kurrë nuk jep llogari kah shkojnë paratë. 

I ka 5-6 role, është sekretar, arkatar, udhëheq i rrugës, zëdhënës, edhe selektor.

Ai ia bën edhe përzgjedhjen selektorit, këta merre këta jo. 

Nuk konsultohet as me selektorin veç i dërgon në përgatitje pa kurrfarë kriteri, në vend që më dërgu diku në vende të posaçme për stërvitje, ky i dërgon në Durrës. 

Kur mbahet turneut, e bën një këshill por ky vendos kujt mi dhënë çmime.

Nuk e di cilin federatë shkon veç një njeri, vet udhëheqës rruge, arkatar, zëdhënës, sekretar e kjo ndodh veç në Korenë e Veriut”, ka nënvizuar legjenda e boksit të Kosovës.

Ai ka përmendur edhe disa skandal.:

“Skandali më i madh ka qenë Kampionati Individual i Kosovës në Gjilan, ku njëri 66 kg e tjetri 86, dallimi ka qenë 20 kg diferenca.

Me këtë dallim të madh as që guxon të përballen në ring boksierët, edhe 10 gram me qenë më shumë.

Ndodhi një eksces banal mes trajnerëve në Gjilan.

Në mbledhje të bordit i kam lyp raport delegatit të meçit, delegat nënkryetari i federatës dhe thotë ka qenë një gabim teknik. Madje thotë fat që nuk ka ndodhur asgjë, diferenca 20 kg.

Ky është i fundi i të keqes.

Delegati thotë se ka pas më herët edhe një rast tjetër pse nuk ke reaguar Afrim, demek edhe atëherë kësi raste.

Përzgjedhja e selektorëve bëhet pa Këshill Profesional. Ne e kemi në letër Këshillin Profesional por nuk funksion dhe nuk i thërrasin.

Anëtarët e bordit e zgjedhin direkt selektorin pa këshill profesional. Aty ndikon edhe Latfi Demolli siç thotë ai edhe vendoset nga bordi”, tregon anëtari i bordit, Majanci.   

Në Tajlandë kam informatë, njëri ka pas peshë më shumë se nuk ka qenë i sëmurë, dhe ka humb meçin, edhe trajneri edhe tjerë u desh me këqyrë para se me shku.

Gjitha shpenzimet që bëhen kush nuk jep llogari”, - thotë mes të tjera Majanci.

Presim edhe deklaratën e Demollit për këto akuza, pra të përgjigjet cila është e vërteta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat