Musli Zymberi: Në komunitetin tonë, 75 për qind e tyre nuk e dojnë boksin! Janë aty për të bërë foto

Boksi

Musli Zymberi: Në komunitetin tonë, 75 për qind e tyre nuk e dojnë boksin! Janë aty për të bërë foto

Nga: K.Goca Më: 29 maj 2024 Në ora: 16:06
Musli Zymberi

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në boks, Musli Zymberi, është kritikë se si i qasen sportit sidomos në boks. 

Zymberi është prej trajnerëve dhe veprimtarëve që i ka dhënë shumë boksit.

“Komuniteti i sportit, nuk janë gjithë sportdashës e as njohës të sportit.

Unë në një rast në takim me komisioni për zhdukjen e dukurive negative në sport, pata kërku që të gjitha federatat duhet skanuar.

Derisa të ketë plotë injorantë nëpër federata, edhe ndarjet e bursave do bëhen shkel e shko.

Unë në federatën time (të boksit), e kam thënë publikisht se gjithë komuniteti i boksit që është, 75 për qind  tyre nuk e dojnë boksin.

Janë aty për të bërë foto për fb. Sporti më shumë po ‘zhvillohet’ nëpërmjet fejzbukut, se sa nëpër arena e fusha sportive. Fatkeqësisht!”, ka komentuar Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat