Kur do të boksojnë sërish emrat e mëdhenj?

Boksi

Kur do të boksojnë sërish emrat e mëdhenj?

Më: 29 maj 2024 Në ora: 14:47
Fury e Usyk

Tifozët e boksit do ta kenë mundësinë ta shohin një tjetër spektakël boksi në këtë vit.

Në fakt, Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury do të përballen përsëri mes tyre pas disa muajsh.

Boksieri ukrainas e mposhti atë britanik pak ditë më parë me vendim të gjyqtarëve në meçin e zhvilluar në Riyadh, duke u bërë kampion i padiskutueshëm i boksit profesionist duke i rrëmbyer krejt brezat.

Menjëherë pas meçit të dy boksierët folën për rimeçin mes tyre.

Dhe, “Sky Sports Boxing” njofton se tashmë është caktuar data e meçit të dytë mes tyre.

Më saktësisht, Usyk dhe Fury pritet të përballen mes vete më 21 dhjetor, përsëri në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat