Fol Mehmet për lezeti, po poshtë ka ra boksi

Boksi

Fol Mehmet për lezeti, po poshtë ka ra boksi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 maj 2024 Në ora: 19:26
Mehmet Bogujevci

Opinion: Qysh na erdh kjo kohë e po çuditem, kush ishim e ku jemi!

Kohë pa lezet e pa dashni boksi!

Mehmet Bpgujevci, nënkampion i botës në vitin 1978, Aziz Salihu fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Sami Buzolli, dy medalje të argjendta evropiane dhe një të bronztë të botës. 

Xhevdet Peci nokautues, Bajram Hashani, Nazif Gashi, Afrim Majanci, Abedin Lika, Nysret Rexhepi, Fatmir Makolli, Skënder e Sahit Hajdini, Zahir Shabani, Muharrem Gjocaj, Mërgim Shala, Ali Ndrecaj, Naser Bajrami, Enver Hajredini, Agim Latifi, e shumë të tjerë, boksuan në ligën më të fortë në botë dhe dridhen një ish Jugosllavi.

Këta ishin të gjithë të tokës së Kosovës! Këta ishin në nivelin më të lartë, tronditen një ish Jugosllavi me 22 milionë banorë. 
Fol Mehmet për lezet, po poshtë ka ra boksi!

Boksi sot me dy - tre boksierë, pa normë olimpike të meshkujt!
Edhe Mehmeti sigurt djersitet nga kjo situatë.

Nuk shkohet para pa pas plan-program, çka po do për 4-8 vite!

Nuk shkohet askund pa plan-program!

Boksierët nuk kanë faj, boksieri që vlerësohet potencial, i duhen kushte dhe një pagë e dinjitetshme!

Ky është boksi ynë i dashur shoku Mehmet!

I dashuri Mehmet, ky është realiteti. Mos e thuaj asnjë fjalë, mos e prishë qetësinë dhe e rehatinë pranverore, se nuk ia vlen në këtë kohë që nuk ka cilësi e klubet janë nlë kriza të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat