Kosova, kampion në FIBA U-16 Kampionatin Evropian, Divizioni C

Basketboll

Kosova, kampion në FIBA U-16 Kampionatin Evropian, Divizioni C

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 21:42
Kosova

Kosova ka triumfuar në finalen e FIBA U-16 Kampionatit Evropian (Divizioni C) ndaj Shqipërisë me rezultat 61:101 (8:28,18:23,11:18,24;32).

Që nga fillimi Kosova dha maksimumin e saj duke e nisur me super seri prej  0:9 e duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi të konsiderueshme prej 25 pikësh apo rezultat të përgjithshëm 26:51.

🇽🇰Lufta për çdo top në çdo cep të fushës tregoi dëshirën e vërtetë të "Dardanëve" për këtë fitore.

Ritëm i njëjtë vazhdoi edhe në periudhat e fundit ku Kosova me epërsinë e krijuar po zbatonte lojën e saj pa asnjë problem.

Në fund Kosova u shpall kampione e FIBA U-16 Kampionatit Evropian me rezultat 61:101. 

Tek Kosova shkëlqyen Besim Bytyqi  me 22 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime si dhe Lis Binishi me 20 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime. 

Kosova e mbylli Kampionatin pa asnjë humbje ndërsa vitin e ardhshëm luan në një rang më lartë, në divizionin B për grup moshën U-16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat