Shqipëria pëson gjashtë humbje dhe e mbyll në vendin e fundit në Divizionin B

Basketboll

Shqipëria pëson gjashtë humbje dhe e mbyll në vendin e fundit në Divizionin B

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 17:46
Pamje nga ndeshja

Në Sofie të Bullgarisë u zhvillua Kampionati Europian i Basketbollit për femra, Divizioni B, ku mori pjesë edhe kombëtarja shqiptare e kësaj grupmoshe. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Klarent Dedej, u rendit në vendin e 15-të, atë të fundit.

Një paraqitje e dobët e kombëtares kuqezi, që në gjashtë ndeshje të zhvilluara pësoi gjashtë humbje, duke mos fituar dot asnjë sfidë. Jo vetëm kaq, por humbjet ishin të thella, duke mos qenë dot në gjendje që të rivalizonin me kundërshtaret.

Paraqitje që konfirmojnë se niveli i basketbollit në vendin tonë është ende mjaft pas, duke mos qenë dot në gjendje të konkurrojë ashtu si duhet. Si në ndeshjet e fazës së grupit ashtu dhe në ato për renditjen përfundimtare Shqipëria ishte gjithnjë në ndjekje të rivaleve të saj.

Pavarësisht dëshirës për fitore, ajo mbeti një ëndërr dhe e vetmja notë pozitive është përvoja që fitojnë këto vajza të reja për të ardhmen. Por fakti që nuk u fitua asnjë ndeshje dhe humbjet ishin të thella është një këmbanë alarmi për të ardhmen.

Grupi C

Shqipëri-Greqi, 39-96

Shqipëri-Belgjikë, 30-150

Shqipëri-Kroaci, 47-99

Grupi H (vendet 9-15)

Shqipëri-Bullgari, 60-90

Shqipëri-Sllovaki, 44-86

Shqipëri-Rumani, 66-104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat