Sot është një ditë e veçantë për Kosovës U-16 në basketboll, pasi zhvillohet gjysmëfinalja e shumëpritur ndaj Azerbajxhanit.
Pas një performancë të shkëlqyer në fazat e mëparshme të turneut, djemtë e rinj të Kosovës kanë shansin të tregojnë edhe një herë talentin dhe përkushtimin e tyre në këtë ndeshje kyçe.
Gjysmëfinalja do të luhet sot, më 13 korrik, në orën 17:00.
Tifozët dhe mbështetësit e përfaqësueses janë në pritje të një paraqitje të fuqishme nga djemtë e rinj, të cilët janë të vendosur për të arritur një fitore që do t’i dërgojë në finale.
Azerbajxhani nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë. Megjithatë, Kosova është e përgatitur dhe plot besim në aftësitë e saj.
Trajneri ka punuar fort me ekipin për t’u siguruar që çdo lojtar është gati për këtë sfidë të rëndësishme.