Kosova U-16 meshkujt, ka triumfuar edhe ndaj San Marinos me rezultat të përgjithshëm 51:105 (8:25,12:20,23:24,8:36).
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi kështu duke e mbyllur grupin si lider me tri fitore në tri ndeshje.
“Dardanët” edhe në këtë lojë treguan përkushtim maksimal gjë që u shpërblyen edhe me fitore.
Që nga fillimi e deri në fund djemtë tanë kishin nën kontrollin e tyre ndeshjen, duke krijuar epërsi të konsiderueshme që nga periudha e parë.
Më të dalluarit tek Kosova ishin Yll Kastrati dhe Lis Binishi.
Nesër Kosova U-16 nuk do të ketë ndeshje ndërsa të shtunën luan ndeshjen gjysmë finale me Përfaqësuesen e renditur si e dyta në grupin A.