Kosova ka regjistruar edhe fitoren e dytë me rezultat 60:88 (11:20,9:24,13:25,27:19) ndaj Armenisë, në FIBA u-16, Kampionati Evropian Divizioni C.
Djemtë tanë kontrolluan gjithë ndeshjen duke qenë bindshëm më të mirë se kundërshtari.
Tek Kosova u dalluan Yll Kastrati me 15 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime i cili u ndihmua nga Besim Bytyqi me 14 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistime.
Me këtë fitore Kosova ka arritur që të sigurojë vendin e parë në grupin B.
Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e grupeve ndaj San Marinos nga ora 17:00.