Kosova U-18 në FIBA Kampionatin Evropian, përgatitje Intensive për Shkup!

Basketboll

Kosova U-18 në FIBA Kampionatin Evropian, përgatitje Intensive për Shkup!

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 16:19
Kosova në stërvitje

Kosova U-18 në FIBA Kampionatin Evropian, përgatitje Intensive për Shkup!

Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve po përgatitet me intensitet të lartë për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni B, i cili do të mbahet në Shkup, Maqedonia e Veriut nga 26 korrik deri më 4 gusht.

Faza përgatitore po zhvillohet në qytetin e Mitrovicës dhe çdo aspekt i stërvitjes po shkon sipas planit të hartuar nga trajneri Brahim Veseli, i mbështetur nga ndihmësit e tij.

Kosova është duke ushtruar dy herë në ditë, me qëllim që të sigurojë një paraqitje të denjë dhe konkurruese në kampionat të rëndësishëm.

Kosova ndodhet në Grupin B, ku do të përballet me ekipe të forta si Estonia, Zvicra, Polonia, Hungaria dhe Islanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat