Kroacia nuk ia doli.
Skuadra greke e basketbollit e mundi Kroacinë me rezultat 80:69 (22:22, 23:17, 21:14, 14:16).
Grekët janë kualifikuar për Lojërat Olimpike - Paris 2024.
Finalja është zhvilluar në Pire.
Ivica Zubac i Kroacisë shënoi 19 pikë dhe ka pas 13 kërcime.
Dario Shariq shënoi 14 pikë e pati 12 kërcime dhe katër asistime, ndërsa Mario Hezonja dhe Mateo Drezhnjak shënuan nga 15 pikë.
Grekët arritën drejt fitores me 23 pikët e Giannis Antetokounmpos, i ndihmuar nga Georgios Papagiannis me 19 pikë dhe Nick Calathes me 14 pikë dhe 11 asistime.