Ekipi i Boston del në shitje, ja shifra e çmendur për ta blerë

Basketboll

Ekipi i Boston del në shitje, ja shifra e çmendur për ta blerë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 12:41
Ekipi i Bostonit

Si një rrufe në qiell të hapur ka ardhur lajmi se skuadra e Boston Celtics pritet të ndryshojë së shpejti pronar. Një vendim që vjen vetëm 3 javë nga fitimi i titullit të 18-të kampion në NBA, një rekord.

Wyc Grousbeck dhe Steve Pagliuca, që mbajnë shumicën e aksioneve të klubit, kanë njoftuar se kanë nxjerrë në shitje klubin historik. Kur blenë Celtics në vitin 2002, 22 vite më parë, ata paguan 360 milionë dollarë. Sot ato mund të shesin klubi për më shumë se 5 miliardë dollarë.

Duket se çështja e rinovimit të kontratave ka sjellë këtë tërmet në klub. Jaylen Brown nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me vlerë 285 milionë dollarë verën e kaluar. Dje, Jayson Tatum nënshkroi një rinovim të saj me 314 milionë dollarë deri në fund të sezonit 2029-2030. Kjo është edhe kontrata më e pasur në historinë e NBA. Më herët kishte rinovuar edhe Derrick White, 4 vjet për 125 milionë.

Dhe, meqenëse ka një kufi pagash për t’u përmbushur, i vendosur në 140 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm, Celtics do të kdetyrohen të paguajnë taksa shtesë. Në sezonin 2025-2026, ata që e kalojnë kufirin prej 20 milionë do të shohin rritjen e taksës së luksit me 40%, madje me 52.6% për ata që e kalojnë për të dytin vit radhazi.

Pra, qindra miliona dollarë që dalin. Kjo është ndoshta arsyeja pse Pagliuca, i cili është gjithashtu aksioner i shumicës së Atalantas, dhe Grousbeck kanë vendosur të nxjerrin Celtics në shitje. Nuk dihet ende se cilët mund të jenë blerësit e ardhshëm.

Ndryshimi i pronësisë do të jetë gradual dhe do të bëhet në fund të vitit ose në fillim të 2025-ës, me Grousbeck që do të mbetet në rolin e pronarit referues deri në mbylljen e dytë, që do të bëhet në vitin 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat