LeBron James do të fitojë 162 milionë dollarë për tre vite të tjera në Lakers

Basketboll

LeBron James do të fitojë 162 milionë dollarë për tre vite të tjera në Lakers

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2024 Në ora: 21:29
LeBron James

LeBron James do të veshë fanellën e LA Lakers edhe për tre vitet e ardhshme, pasi Lakers vendosën t'i ofrojnë një kontratë të re. 

LeBron James do të fitojë 162 milionë dollarë gjatë tre viteve.

Basketbollisti 39-vjeçar do të fitojë 50 milionë dollarë në sezonin e parë, në të dytin paga do t’i rritet në 54 milionë, ndërsa në sezonin e fundit kur do të jetë 41 vjeç, paga e tij do të jetë 58 milionë dollarë.

LeBron ka qenë pjesë e Lakers-ave për gjashtë sezone, ku ishte transferuar nga skuadra Cleveland në vitin 2018.

Ai ka luajtur edhe në Miami Heat.

Ka pasur njoftime se ai mund të largohet nga klubi dhe të kërkojë një opsion të ri, por kërkesat e tij do të plotësohen dhe mbetet pjesë e Lakers-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat