Kenan Sipahi takon krerët e FBK-së

Basketboll

Kenan Sipahi takon krerët e FBK-së

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:05
Fetahu e Spahi

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, Granit Rugova kanë pritur në një takim basketbollistin e njohur, Kenan Sipahi.

Drejtuesit e FBK-së e kanë uruar për karrierën e tij të bujshme në Evropë, si dhe i kanë dëshiruar shumë fat për të ardhmen.

Kenani është shprehur i kënaqur me pritjen që i është bërë, duke falënderuar drejtuesit e FBK-së, njëkohësisht duke i uruar për organizimet që do t’i kenë gjatë verës, si dhe shumë fat me paraqitje në arenën ndërkombëtare.

Ai ka lindur në Prishtinë, derisa ka luajtur në Tofas, Fenerbahçe, Karsiyaka, Besiktas, Real Betis, Fenerbahçe Beko, Casademont Zaragoza, Besiktas, Pinar Karsiyaka dhe për kombëtaren e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat