Kush është Viktor Kovaç?

Basketboll

Kush është Viktor Kovaç?

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:31
Viktor Kovaç

Viktor Kovaç - përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës A Femrat!.

"Trajneri Viktor vjen nga Kroacia e bukur dhe ka një përvojë të madhe në kampionatin kroat ku edhe ka shërbyer si përzgjedhës i Kombëtarës së Kroacisë - Femrat.

Ndërkaq, në Kosovë, ai ka udhëhequr KBFBashkimi i cili fitoi edhe titullin e kampioneve për edicionet 2022/23 dhe 2023/24 në Superliga Femrat, Kupë të Kosovës dhe Superkupë!

Viktori, përtej punës profesionale është një karakter super detajist dhe me një pasion të madh për basketbollin!

Pija e tij e preferuar - Coca Cola! Një tjetër fakt interesant:

Viktori nuk ka Smart Phone - sepse beson se jeta duhet jetuar duke i shiju momentet e thjeshta pa shpërqëndrime teknologjike.

Viktor tani do të udhëheq kombëtaren A Femrat të Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 25-30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Mos e humbisni këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe mbështetni Kosovën tonë!", njofotn FBK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat