Zyrtarizohen 18 skuadrat e sezonit të ri, largohet ekipi legjendar spanjoll

Basketboll

Zyrtarizohen 18 skuadrat e sezonit të ri, largohet ekipi legjendar spanjoll

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:15
Pamje nga një ndeshje

Euroleague ka zyrtarizuar sot 18 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin 2024-2025. Pothuajse janë konfirmuar të gjitha ekipet e sezonit të fundit.

Nga turneu është larguar Valencia Basket dhe në vendin e saj ka hyrë Paris Basketball, fituese e Eurocup sezonin e fundit.

Euroleague është turneu më i rëndësishëm ekipor i basketbollit në Europë. Sezoni i ri do të nisë më 3 tetor, ndërkohë që shorti do të hidhet më vonë.

Ekipet pjesëmarrëse në EuroLeague janë: ALBA Berlin, Anadolu Efes Istanbul, Monaco, Baskonia Vitoria-Gasteiz, Crvena Zvezda, Armani Milan, Barcelona, Bayern Munich, Fenerbahce, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos, Panathinaikos, Paris Basketball, Partizan Belgrade, Real Madrid, Virtus Bologna dhe Zalgiris Kaunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat