Fiton finalen e katërt

Basketboll

Fiton finalen e katërt

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 11:50
Pamje nga ndeshja

Ekipi i Dallas Mavericks fitoi sot 122-84 ndaj Boston Celtics në ndeshjen e katërt finale play off në NBA. Ky është triumfi i parë për teksanët në këto finale, që rihapin garën për titull, duke fituar në shtëpinë e tyre.

Në një ndeshje të dominuar e fituar me meritë nga Dallas, fitorja ishte mundësia e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për ekipin vendës. Gjithsesi, Boston udhëheq 3-1 serinë dhe është vetëm një fitore larg titullit.

Sfida e sotme nuk pati histori, komanduar gjatë gjithë kohës nga vendasit, që u shkëputën gradualisht. Luka Doncic realizoi 29 pikë e Kyrie Irving 21 pikë, duke bërë diferencën në fushë bashkë me stolin, nga ku erdhën 51 pikë.

Një lojë e mirë kolektive për teksanët, që edhe mbrojtën mirë, ndërkohë që për Boston mungoi lojtari-lider (Tatum 15 pikë më i miri). Ndeshja e pestë finale do të luhet në fushën e Boston, që ka mundësinë të shpallet kampion para fansave të tij.

Finale-Play off

Nd.1, Boston – Dallas, 107-89

Nd.2, Boston – Dallas, 105-98

Nd.3, Dallas – Boston, 99-106

Nd.4, Dallas – Boston, 122-84 (1-3)

Nd.5, Boston – Dallas, 17 qershor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat