Pesë fakte interesante për FIBA Kampionatin Evropian për shtete të vogla - femrat 2024

Basketboll

Pesë fakte interesante për FIBA Kampionatin Evropian për shtete të vogla - femrat 2024

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Kampionati Evropian i Basketbollit për Shtete të Vogla për Femra në vitin 2024 do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, nga data 25 deri më 30 qershor.

“Sa i përket fituesve më të shpeshtë të këtij kampionati, Austria është në vendin e parë, me pesë medalje të arta te femrat dhe një të bronztë. 

Kampionati filloi në vitin 1989 për femra. Qëllimi ishte të promovonte basketbollin në vendet me një bazë më të vogël të lojtareve dhe tifozëve.

Kampionati i parë i FIBA Evropian për Shtete të Vogla për Femra u mbajt në vitin 1989. Fituesja e parë e këtij kampionati ishte Austria.

Kampionati zakonisht zhvillohet çdo dy vjet dhe përfshin një fazë grupore, pasuar nga fazat e eliminimit dhe finalet. Ky format lejon që çdo Përfaqësuese të ketë mundësinë të luajë disa ndeshje dhe të fitojë përvojë ndërkombëtare.

FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla - Femrat 2024 do të mbahet me 25-30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, njofton FBK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat