Celtics triumfojnë edhe në Teksas, vetëm një fitore larg titullit të kampionit

Basketboll

Celtics triumfojnë edhe në Teksas, vetëm një fitore larg titullit të kampionit

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 09:05
Celtics kanë triumfuar në udhëtim te Dallas MAvericks

Boston Celtics janë vetëm një hap larg titullit të kampionit në NBA.

Në ndeshjen e tretë finale, Celtics kanë triumfuar në udhëtim te Dallas MAvericks me shtatë pikë diferencë 106:99 për të ngritur epërsinë në 3-0.

Jayson Tatum shkëlqeu me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Jaylen Brown shtoi 30 me tetë kërcime dhe asistime.

Derrick White dha kontribut të madh duke shënuar pikë dyshifrore me me 16 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Nga ana tjetër, Irving shënoi 35 pikë me tre kërcime dhe dy asistime, ndërsa Luka Doncic 27 me nga gjashtë kërcime dhe asistime.

Washingtoni e përfundoi ndeshjen me 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Lively gjithashtu shënoi dyshifrorë me 11 pikë dhe 13 kërcime.

Ndeshja e radhës sërish zhvillohet në Dallas, ku në rast fitoreje Celtics atëherë do të fitojnë titullin e 18-të të kampionit në NBA, çka do të bëheshin skuadra më e trofeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat